Hapësire reklamuese

Aktualitet

Transportonin emigrantë të paligjshëm me taksi, arrestohen tre persona në Korçë (EMRAT)

Shkruar nga Newsbomb
Transportonin emigrantë të paligjshëm me taksi, arrestohen tre

Tre persona kanë rënë në prangat e policisë së Korçës, pasi akuzohen për dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Në vijim të operacionit policor të koduar "Perimetri", për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim Ergis Zenelak, 24 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 02.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu po nga strukturat e lartpërmendura u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasve Anduel Shabani, 41 vjeç dhe Arindol Bregu, 35 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, janë kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në hyrje të qytetit të Bilishtit, duke transportuar me dy automjetet e tyre tip taksi, nga Tirana në drejtim të Kapshticës, kundrejt shpërblimit prej 100 euro,  respektivisht nga 3 emigrantë të paligjshëm secili.

Njoftimi i policisë:

Vijon operacioni policor "Perimetri", për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit.

Vihen në pranga 3 shtetas.

Njëri prej tyre i shpallur në kërkim dy ditë më parë, si pjesëtar i një grupi të strukturuar kriminal dhe dy të tjerë që u kapën duke transportuar 6 emigrantë të paligjshëm.

Specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunim me Policinë Kufitare dhe Komisariatin e Policisë Devoll, në vijim të operacionit policor të koduar "Perimetri", për goditjen e aktivitetit kriminal të dhënies së ndihmës shtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt shpërblimit, bënë ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim E. Z., 24 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Korçë me vendimin e datës 02.12.2021, ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprën penale "Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve", kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu po nga strukturat e lartpërmendura u bë arrestimi në flagrancë i  shtetasve A. Sh., 41 vjeç dhe A. B., 35 vjeç, banues në Tiranë.

Këta shtetas, janë kapur nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Devoll, në hyrje të qytetit të Bilishtit, duke transportuar me dy automjetet e tyre tip taksi, nga Tirana në drejtim të Kapshticës, kundrejt shpërblimit prej 100 euro,  respektivisht nga 3 emigrantë të paligjshëm secili.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll