Tirana
clear sky
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
34 %
6.7kmh
0 %
Hën
17 °
Mar
20 °
Mër
20 °
Enj
21 °
Pre
21 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Transportonin emigrantë të paligjshëm kundrejt pagesës, arrestohen 4 persona në Korçë e Pogradec (EMRAT)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

4c89cae763ed6b0cf947928a2a7744d7

Katër persona janë arrestuar nga policia pasi u kapën në flagrancë duke transportuar emigrantë të paligjshëm, kundrejt pagesës.

Kështu, është vënë në pranga 23-vjeçari Kristi Ndoja dhe 20-vjeçari Xhoniel Qelemeni, banues në Korçë. Ata janë kapur në lagjen nr.3 në Pogradec, pasi me mjetin e tyre tip Benz po transportonin dy emigrantë të paligjshëm.

Të rinjtë u kishin premtuar atyre kalimin drejt vendeve të BE-së. Gjatë ndjekjes, këta shtetas nuk iu bindën urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar, por u kapën dhe prangosën.

Në aksin rrugor Korçë-Pogradec, në afërsi të fshatit Çërravë, u kap 46-vjeçari Melsi Kapedani, duke transportuar me mjetin e tij tip “Mazda”, tre emigrantë të paligjshëm.

Gjithashtu u bë ndalimi i të shpallurit në kërkim, Andrea Thanasi, 49 vjeç, banues në Durrës, i cili më datë 10.09.2020, nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të policisë për të ndaluar dhe ka braktisur mjetin tip “Ford Transit” në afërsi të fshatit Hudënisht, Pogradec, me të cilin po transportonte kundrejt fitimit gjashtë emigrantë të paligjshëm.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img