Tirana
clear sky
27.5 ° C
27.5 °
27.5 °
34 %
3.6kmh
0 %
Mar
25 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Transportoi familjen e infektuar, ja kush është shoferi që kërkonte Bashkia e Fierit (EMRI)

spot_img

Lajme të ngjashëm

1701a2e17237e5554bcd82a2e1d704d0

Bashkia e Fierit ditën e djeshme ka nxjerrë njoftimin për të gjetur shoferin i cili ka transportuar familjen e Eduart Sulo, që janë të prekur nga koronavirusi.

Në komentet që janë bërë në faqen e bashkisë, një komentues ka bërë të ditur emrin e shoferit dhe targën e makinës që është përdorur për transportin e familjes së infektuar.

Sipas komentuesit, shoferi quhet Fatmir Krasniqi, ndërsa mjeti që ka transportuar familjarët e Eduard Sulo është një Benz ngjyrë gri, me shifrat e targës  056.

Qytetari që komenton shprehet se Eduard Sulo, i infektuar me koronavirus ka dy ditë që shkon në ambulancë dhe në Drejtorinë e Shëndetit Publik, por asnjë nuk e merr në dorëzim për ta kuruar.

Burime për newsbomb bëjnë me dije se shoferi ende nuk është paraqitur në spital, edhe pse duhet ta bëjë sa më shpejt për të mos rrezikuar persona të tjerë.

Screenshot_4_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy_copy.jpg

Më shumë

spot_img