Hapësire reklamuese

Aktualitet

Transporti në grevë/Bashkia : Nuk rritet çmimi i biletës, Sindikata: Jo kërcënime ndaj nesh

Shkruar nga Newsbomb

Greva e punonjësve të linjave të urbanëve në kryeqytet merr përgjigje të prerë nga Bashkia e Tiranës: nuk do ketë rritje çmimi të biletës.  Pas deklaratës së Bashkisë së Tiranës, se çmimi i biletës nuk do rritet, ka reaguar edhe Sindikata e Transportit, duke i bërë thirrje Bashkisë që të mos kërcënojë operatorët, por të rrisë çmimin.

Bashkia e Tiranës deklaron se duke marrë parasysh situatën e rëndë ekonomike që po kalon vendi, rritjen e taksave dhe çmimeve nuk mund të ngarkojë qytetarët me kosto shtesë, të cilat do të ndikonin drejtpërdrejt në përkeqësimin e cilësisë së jetës së tyre.

“Bashkia e Tiranës i ka propozuar Këshillit Bashkiak ruajtjen e strukturës aktuale të çmimit të biletës, pra mos ndryshim të saj.  Bashkia e Tiranës gjykon që zgjidhja e këtyre problemeve duhet të adresohet duke ndërmarrë veprimet e mëposhtme të cilat në bazë të ligjit nr. 8308, datë 18.3.1998, “Për transportet rrugore”, të ndryshuar janë kompetencë e qeverisë: Subvencionimi social për kategoritë që sipas ligjit përfitojnë transport publik falas;  Ulja e TVSH për shërbimin e transportit publik; Heqja e akcizës së naftës për transportin urban qytetas. Bashkia e Tiranës u kërkon operatorëve të transportit publik të ndërmarrin masa të menjëhershme për rikthimin e shërbimit ndaj qytetarëve. Në të kundërt, ne do të ndërmarrim masat, siç parashikohen në marrëveshjen kontraktuale“, deklaron Bashkia e Tiranës.

Sipas Sindikatës së Transportit, Bashkia nuk duhet të kërcënojë operatorët me mosrritje të çmimit, port ë bashkëpunojë për zgjidhjen e situatës.

“Kjo situatë është krijuar për shkak të përgjegjegjësisë së Bashkisë së Tiranës dhe Këshillit për përcaktimin e çmimit të biletave. Nuk duhet ta politizojnë problemin pa argument ekonomik. Ata njohin vështirësitë tona, por nuk rrisin çmimin. Kemi bërë 26 milonë euro investiml, por rritja e biletës nuk është ndjekur.”, deklaroi përfaqësuesei i sindikatës.

Qytetarët edhe sot kanë shkruar në destinacionet e tyre pa autobusët e linjave urbane, pasi sot punonjësit kanë menduar ta vazhdojnë grevën për 24 orë. Shoferët dhe punonjësit e kompanive të linjave urbane kanë protestuar sot para Bashkisë së Tiranës,për plotësimin e kërkesës së tyre: rritjen e çmimit të biletës, 70 lekë.

Në përgjigje të grevës së transportit publik Bashkia e Tiranës do të shohë vetëm kushte lehtësuese për ankesat e drejtuesve të linjave brenda qytetit. Kushtet lehtësuese do të kenë të bëjnë me heqjen e akcizës për karburantet, heqjen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar dhe subvencionin për shtresat që marrin shërbim falas.

Përveç problemeve që kanë shkaktuar me lëvizjen e qytetarëve, përfaqësuesit e transportit qytetës thonë se do ta përshkallëzojnë protestën e tyre.

Zija Hasanaj, përfaqësues i Sindikatës së Transportit Urban, thotë se kërkesa kryesore, që të anullohet pezullimi i lëvizjes së urbanëve është ngritja e çmimit të biletës, nga 30 në 70 lekë. “Duam që çmimi i biletës të miratohet në Këshillin Bashkiak të Tiranës’’, thotë Hasanaj.

Edhe ditën e djeshme nga ora 5 e mëngjesit deri në 8, është pezulluar e gjithë lëvizja e urbanëve të Tiranës.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.