Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
93 %
1kmh
0 %
Hën
20 °
Mar
20 °
Mër
19 °
Enj
17 °
Pre
17 °
E hënë, 25 Tetor, 2021
spot_img

Transporti publik në kaos, kreu i shoqatës Qosja: Nuk fillojmë punë pa u plotësuar kërkesat! Tirana ka… (E PLOTË)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

9996d10fdb3ddf7a4883fa8e6f255fa8

Kreu i Shoqatës së Transportit Urban, Rixhin Qosja është shprehur se bazuar në protokollin e sigurisë që ka dalë, e kanë të pamundur që të fillojë puna e transportit publik.

 Tirana ka dhe volumin më të madh të lëvizjeve, por me vendimin e fundit të qeverisë, volumi në autobus reduktohet me 75 %, tha ai në një intervistë për Abc News.

 “Qytetarë që duan të udhëtojnë ka patjetër, dhe të gjithë mezi presim që të rifillojmë punën por çështja është se kushtet nuk po na e mundësojnë një gjë të tillë. Kompanitë nuk janë të afta financiarisht për të nisur punën, dhe ato që kanë filluar një ditë më parë po eksperimentojnë për të parë nëse do të mund ta vijojnë apo jo.

Tirana ka dhe volumin më të madh të lëvizjeve, por me vendimin e fundit të qeverisë, volumi në autobus reduktohet me 75 %, por një gjë e tillë na pengon financiarisht dhe për këtë ne nuk mund të rifillojmë.

Ministria e Infrastrukturës dhe Bashkitë janë përgjegjëse që vendosin për rifillimin e punës, por duhet të japin një përgjigje për ankesa tona ndryshe ne s’kemi  si të fillojmë punën.Pushteti qendror dhe vendor duhet ti përshtaten realitetit të ri dhe të ndihmojnë financiarisht”, tha Qosja

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img