Tirana
clear sky
14.5 ° C
14.5 °
14.5 °
88 %
1.5kmh
0 %
Hën
14 °
Mar
22 °
Mër
21 °
Enj
21 °
Pre
22 °
E hënë, 18 Tetor, 2021
spot_img

Transport i paligjshëm emigrantësh dhe 1 i shpallur në kërkim, policia e Korçës vë në pranga 2 persona (DETAJE)

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

b12f160b3c78d6a0e0dbcd59da995fc3

Janë ndaluar nga policia e Korçës dy shtetas për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.

Në Korçë, është kapur një 59-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor “Agjencia”, ndërsa në Pogradec u arrestua në flagrancë 1 shtetas tjetër 25-vjeçar i cili u kap duke transportuar 5 emigrantë të paligjshëm.

Njoftimi i policisë

Korçë/Pogradec

Në vijim të masave për parandalimin e paligjshmërive, kapjen e personave në kërkim dhe vendosjen e tyre përpara përgjegjësisë ligjore nga strukturat e Hetimit të Krimit në DVP Korëë, u bë ndalimi i shtetasit N. D., 59 vjeç, i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Agjencia”, finalizuar më datë 21.02.2020, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim më shumë se 1 herë”.

Gjithashtu shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit D. L., 25 vjeç, banues në fshatin Borizanë, Fushë-Krujë.

Arrestimi i tij u bë pasi, ky shtetas u kap në lagjen nr. 1, Pogradec, duke transportuar në drejtim të Tiranës me mjetin tip “Ford Focus”, pesë shtetas të huaj, emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorive të Rretheve Gjyqësore Korçë e Pogradec për veprime të mëtejshme.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img