Tirana
clear sky
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
49 %
0.5kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
14 °
Pre
17 °
Sht
17 °
Die
17 °
E mërkurë, 29 Mars, 2023

Transparency International reagon për mbrojtjen e të dhënave personale, Meta thirrje SPAK: Veproni me urgjencë, Shqipëria po bëhet turpi i botës

Lajme të ngjashëm

Presidenti i Republikës, Ilir Meta i ka bërë edhe një herë thirrje organeve ligjzbatuese për çështjen e shpërndarjes së të dhënave personale, për të cilat Kreu i Shtetit akuzon PS-në.

Ai thotë se e gjithë bota është alarmuar me atë çka po ndodh në Shqipëri, duke cituar këtu dhe deklaratat e Transparency International.

Kreu i Shtetit i bën thirrje SPAK të nisë urgjent hetimet pasi sipas tij po bëhemi turpi i botës.

Reagimi i Ilir Metës

E gjithë bota është alarmuar mbi atë që po ndodh në Shqipëri.

Pas vendimit të sotëm urgjent të Gjykatës Europiane të të Drejtave të Njeriut kundër sekuestrimit të pajisjeve kompjuterike dhe elektronike të gazetarëve të Lapsi.al, një tjetër institucion prestigjoz ndërkombëtar ngre alarmin.

Transparency International, thotë: “Autoritetet shqiptare duhet, pa vonesë të mëtejshme, të qartësojnë nëse partia në pushtet ka marë të dhënat personale të votuesve të Tiranës nga regjistrat shtetërorë dhe abuzoi me burimet shtetërore për të siguruar fitoren gjatë zgjedhjeve parlamentare të së dielës”.

“Është e pakonceptueshme që zyrtarët e Qeverisë e kanë minimizuar rëndësinë e këtyre zbulimeve. Dështimi për të hetuar siç duhet e për të ndëshkuar shkeljet do të hedhë hije mbi ndershmërinë e zgjedhjeve të ardhshme. U bëjmë thirrje vëzhguesve ndërkombëtarë t’i kenë parasysh këto çështje si pjesë e vlerësimeve të tyre”.

Dy kërkesat zyrtare që Presidenti i Republikës i ka përcjellë SPAK për nisjen urgjent të hetimeve për bazën kombëtare të të dhënave personale në administrim të strukturave partiake të Partisë Socialiste, si dhe për intensifikimin e hetimeve, kanë gjetur deri tani vetëm heshtjen e këtij institucioni.

Bëj edhe një herë thirrje për veprimin me urgjencë, në kushtet kur Shqipëria po bëhet turpi i botës për krimet skandaloze zgjedhore në shërbim të Kryeministrit ende në detyrë.

Më shumë