Kreu i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla ka folur nga foltorja e Kuvendit në lidhje me akuzat që janë bërë në drejtim të tij për çështjen Babale.
“Nuk e di pse opozita nuk është në sallë, turi i hoteleve ka mbaruar. Opinioni publik u njoh edhe me një seri të re, të ‘Babale 3’ dhe janë aq të paaftë sa janë zhytyr në lluc dhe vazhdojnë të llokociten me ca histori që nuk i beson më as Saliu”, u shpreh Balla.
Sipas tij transmetimi i Salianjit i konfirmuar se u bë në oborr të SHQUP-it nga ish-drejtori i policisë bashkiake të Lulit, është një tjetër tentativë për të hedhur baltë.
“Të njëjtët persona të ndodhur ne hall, kanë bashkëpunuar dhe hodhën për opinion një video të re. Nuk do bëj më kallëzim se cëshjta është nën hetim por ata kanë pranuar se i janë ofruar nga 100 euro për kokë. Vetë Alizoti pranon se ka luajtur rolin e vëllait të ministrit të Brendshëm” u shpreh në vijim Balla.