Hapësire reklamuese

Showbiz

“Transformohem si njeri”, moderatorja shqiptare flet për herë të parë për problemet me shëndetin mendor

Shkruar nga Newsbomb
“Transformohem si njeri”, moderatorja shqiptare flet për

Fjoralba Ponari është kthyer një nga figurat më të dashura të ekranit dhe të shumtë janë ata të cilët kuriozë mezi presin ndodhitë dhe të rejat nga jeta e moderatores. Si shumë të tjerë edhe Fjoralba ka pasur një jetë të vështirë dhe për herë të parë ka vendosur që ta ndajë me ndjekësit.

Gjatë një bisede virtuale në Instagram, moderatorja ka treguar se në periudha të ndryshme ka vuajtur nga problemet e shëndetit mendor, si ankthi dhe depresioni.

 “Po, nga të gjitha edhe pse në përiudha të ndryshme të jetës! Është me shumë rëndësi të kesh mbështetjen si bashkëudhëtare, te njerëzit e tu më të rëndësishëm në luftën me secilin prej tyre që ke përmendur. Nëse nuk ke besim te njerëzit që ke afër, kërko ndihmë te një profesionit, më beso është shumë e rëndësishmë të ndash atë që po kalon me dikë tjtetër, çfarëdo qoftë ajo që po ndjen”, shkruan Fjoralba.

Gjithashtu ajo ka zbuluar dhe një anë tjetër të sajën. Nga një vajzë e ëmbël dhe e dashur Fjoralba mund të bëhet me nerva dhe madje-madje arrin të transformohet si njeri. "Po, bëhem dhe transformohem si njeri madje. Më mirë që nuk më imagjinon dot", shton ajo.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu