Hapësire reklamuese

Aktualitet

Transfertë Tendinoze e Trefishtë, ndërhyrje e realizuar nga mjekët ortopedë në spitalin Hygeia

Shkruar nga Newsbomb
Transfertë Tendinoze e Trefishtë, ndërhyrje e realizuar nga

Në Departamentin e Ortopedisë Hygeia, sajë profesionalizmit, eksperiencës dhe kualifikimit të ekipit të mjekëve kirurgë ortopedë dhe teknologjisë së lartë mjekësore që ky Spital disponon, trajtohen me sukses të gjitha llojet e patologjive ortopedike ku vlen të përmendet edhe trajtimi i suksesshëm i dëmtim,eve post traumatike.

I tillë ishte edhe rasti i pacientit 30 vjeçar i cili paraqitet në spitalin Hygeia pasi si pasojë e një aksidenti të ndodhur 2 vite më parë, kishte pësuar një dëmtim post traumatik të nervit radial të ekstremitetit(krahut) të djathtë. Fill pas aksidentit pacienti jo vetëm mori ndihmën e shpejtë, por në të njëjtat institucione spitalore ju nënshtrua ndërhyrjes për korrigjimin e menjëhershëm të problemit funksional të dorës, ndërhyrje e cila ka rezultuar pa sukses. Për pasojë pacienti humbi funksionin e lëvizshmërisë së dorës deri në imobilizim të saj.

Paraliza e nervit radial shkaktohet si rezultat i dëmtimit të nervit radial, i quajtur ndryshe nervi periferik i cili është përgjegjës për ndjeshmërinë dhe funksionin mobilizues të pjesës së pasme të ekstremiteteve të sipërme me një shtrirje deri në gjatësinë e pëllëmbës së dorës.

Pas konsultës së specializuar me mjekët ortopedë të spitalit Hygeia, pacientit i është rekomanduar ndërhyrja kirurgjikale “Transfertë Tendinoze e Trefishtë” me qëllim rivendosjen e funksionit të dorës nëpërmjet transferimeve tendinoze.
Sigurisht që në një diferencë kohore prej 2 vitesh nga dëmtimi, trajtimi i neuropatisë radiale bëhet akoma më i vështirë, por sajë profesionalizmit të ekipit të mjekëve ortopedë të spitalit Hygeia, Dr. Mirjan Prifti & Dr. Blerta Hamolli, ndërhyrja ka rezultuar e suksesshme.

Tashmë pacienti gëzon shëndet të plotë dhe ka rekuperuar funksionin e lëvizshmërisë së gishtërinjve dhe dorës.

Gjithashtu, në Departamentin e Ortopedisë Hygeia, sajë profesionalizmit të mjekëve kirurgë ortopedë, teknologjisë dhe aparaturave bashkëkohore që ky Spital disponon, diagnostikohen dhe trajtohen me shumë sukses të gjitha llojet e patologjive ortopedike përfshirë edhe të gjitha llojet e frakturave të cilat realizohen me metodat nga më bashkëkohoret, ato miniinvazive endoksopike, të cilat ofronë garanci më të lartë dhe kohë rekuperimi të shkurtër për pacientin, dhe si të tilla mund të përmendim:

- Fiksime të frakturave të eshtrave të gjata nëpërmjet shtifteve intramedulare të 

- Trajtime të traumave sportive me teknologji te avancuar si psh:

Kirugjia e gjurit :

- Trajtime bashkëkohore të menisqeve nëpërmjet qepjes, apo zëvëndësime protetike të tyre (në rast se nevojitet), trajtime bashkëkohore në dëmtimet e ligamenteve të gjurit; riinserim i LCA-së, si teknika më innovative për riparimin e tij ose ligamentoplastika nëpërmjet teknikës Anatomical Repair Për kirurgjinë e supit:

- Riparime endoskopike të tendinave të manshetës rotatore dhe fiksime të tyre me teknika të avancuara Double Roë (me dy rradhë).

- Endoprotezime të këllkut (coxaefemoral) me protezat më cilësore në rang botëror (Smith & Nepheë – R3, Zirkonium, Polarstem) si dhe ato të gjurit (Genesis 2)
Për t'u lidhur me mjekët ortopedë në Spitalin Hygeia, lutemi të kontaktoni në numrin e sekretarisë: 04 23 90 000

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll