Tirana
clear sky
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
37 %
0.5kmh
0 %
Enj
18 °
Pre
21 °
Sht
21 °
Die
20 °
Hën
15 °
E enjte, 28 Tetor, 2021
spot_img

Transferimi i 13 kafshëve të ‘Safari Park’ në Tiranë, pronarët mbyllin derën, nuk lejojnë zhvendosjen

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Tranferimi i 13 kafshëve të ‘Sarafri Park’ në Fier drejt kopshtit zoologjit të Tiranës ende nuk është finalizuar.

Siç ishte caktuar transferimi i tyre do të bëhej sot, mirëpo pronarët nuk e lejojnë një gjë të tillë. Mësohet se forcat e policisë bashkë me inspektorët e Mjedisit, specialist të ardhur nga Tirana, ndodhen tek dera e Safari Park për të ekzekutuar vendimin për transferimin e 13 kafshëve, por nuk janë lejuar nga pronarët. Këta të fundit kanë mbyllur derën dhe nuk parnojnë që të futen brenda inspektorët.

Avokati i subjektit, Elvis Sulejmani, në një prononcim për gazetarët ka thënë se nuk do të bëhet sot transferimi i kafshëve, pasi sipas tij, subjekti në fjalë i ka përmbushur detyrat e vendosura nga inspektoriati.

“Në datën 17 të këtij muaji është paraqitur një grup inspektimi, pas një lajmi të dalë nga mediet e huaja dhe portalet. Ka ardhur grupi i punës, ka mbajtur një proces-verbal dhe është vendosur që aktiviteti do të mbyllej. Ligji për faunën e egër dhe ligji për inspektimin e parashtron shumë qartë sesi duhet të veprohet. Prej 15 vitesh Safari vepron në kushte ligjore. Kushtet kanë qenë: Të paraqiten analizat e kafshëve, të zbatohen rregullat e ligjit për inspektim dhe të paraqiten kartelat mjekësore. Afati për të mbushur këto detyra fillon në 18, 8 ditë janë 8 ditë efektive pune. Ne i kemi përmbushur të gjitha detyrat tona. Ka dalë informacioni që ne kemi mbushur detyrat, dhe inspektoriati vjen në një ditë pushim. Për shkaqe  familjare pronari ndodhet në Vlorë, s’është i hapur aktiviteti sot. Si mund të futen dhe të marrin kafshët? Administratori s’është. Unë flas me fakte. Nga e hëna deri në orën 20:00, Safari Park Zoo, do të jetë i hapur për vizitorët.

Ndërkohë, nga ana tjetër, Anduel Xhaliaj, drejtor i Policisë Pyjore, ka thënë se ndërhyrja do të bëhet sot, pasi kafshët janë vetëm dhe të paushqyera.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img