Tirana
scattered clouds
18.5 ° C
18.5 °
18.5 °
82 %
1kmh
40 %
Mër
27 °
Enj
25 °
Pre
25 °
Sht
25 °
Die
18 °
E mërkurë, 29 Shtator, 2021
spot_img

Trajtonin si skllevër punëtorët rumunë, dënohet shqiptari dhe shoku i tij në Angli (EMRAT-FOTO)

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një shqiptar dhe një burrë tjetër janë shpallur fajtorë pasi akuzohen se shfrytëzonin punëtorë rumunë.

Defrim Paci, 42 vjeç, nga Nottinghamshire dhe Sitar Ali, 33, nga Carlisle, sollën punëtorët rumunë në Mbretërinë e Bashkuar dhe i detyruan ata të punojnë me orë të tëra, përkatësisht nga 11 orë për pak rrogë.

Rumunët treguan në gjykatë se kushtet e punës ishin çnjerëzore dhe se kishin pësuar djegie nga lëndët kimike gjatë larjes së makinave në lavazhin që ishte në zotërim të shqiptarit dhe 33-vjeçarit Ali.

Paci u dënua me 45 muaj burg, ndërsa bashkëpunëtori i tij, Ali me 39 muaj burg.

42-vjeçari shqiptar është baba i katër fëmijëve, i cili udhëhoqi një komplot kriminal për të shfrytëzuar punonjësit në larjen e makinave Shiny në Warwick Road gjatë një periudhe 15-mujore në vitet 2016 dhe 2017.

Shoku i tij Sitar Ali menaxhoi lavazhin, duke u mohuar punëtorëve ditët e pushimit.

Më shumë

spot_img