Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Trajtimi i personave me probleme të shëndetit mendor, Manastirliu: Në qendrat shëndetësore do të ketë psikologë e punonjës socialë

Shkruar nga Newsbomb
Trajtimi i personave me probleme të shëndetit mendor, Manastirliu:

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka deklaruar se me miratimin e buxhetit 2022 do të nisë edhe ngritja e qendrave të mjekësisë familje në të cilat, sipas saj do të ketë edhe punonjës socialë e psikologë.  

Ndër të tjera Manastirliu tha se parashikohet që të ngrihen edhe qendra komunitare për trajtimin e rasteve me probleme të thelluara të shëndetit mendor.

“Kemi një plan veprimi që shtrin efektet e tij në të gjithë sistemin. Kemi ndërtuar shërbime alternative për persona që preken nga probleme të shëndetit mendor. Ka një plan për të integruar shërbimet sociale dhe ato shëndetësore.

Do të ngremë qendra të mjekësisë familjare, me punonjës socialë e psikologë për evidentimin dhe për përkujdesjen e problematikave. Implementimi fillon me buxhetin për 2022. Qasja për këto problematika kërkon vëmendjen e të gjithëve, dhe të strukturave që kanë përgjegjësi”., tha Manastirliu.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese