Hapësire reklamuese

Aktualitet

Trajnimi i Ermal Mamaqit në kinemanë ‘full’ me njerëz në Tiranë, zv.ministrja: Policia e ka gjobitur

Shkruar nga Newsbomb
Trajnimi i Mamaqit - Mira Rakacolli

Zv.ministrja e Shëndetësisë Mira Rakacolli ka bërë me dije pak më parë se moderatori Ermal Mamaqi është gjobitur nga Policia, për trajnimin që ai ka bërë më datë 30 janar në Tiranë, duke shkelur rregullat kundër Covid-19.

E pyetur nga gazetarët, Rakacolli u shpreh “Në dijenin time Policia ka vendosur gjobë.” Kujtojmë se, në pamjet e shpërndara në internet, takimi në fjalë është zhvilluar në një kinema në kryeqytet, e mbyllur plot dhe duke mosrespektuar asnjë masë.

Ndërkohë, e pyetur për një takim të PS kur Rakacolli i shfaq, dhe nurmi i personave në ambient të mbyllur ishte më i lartë se 10, ajo tha se ka reaguar dhe vetë po atë ditë sapo ka parë sallën me 14 persona.

“Ka qenë një incident i izoluar. Aty nuk janë më shumë se 14 veta. Është pamje jashtë takimit. Është bvërë takimi me orare. Unë kam reaguar menjëherë që atë ditë. Aktiviteti ka qenë me më pak veta. Kur e kam vënë re kam reaguar vetë aty, pa dalë fotoja”, tha ajo.

Për rritjen e rasteve me Covid-19 në ditët e fundit, ajo tha se “Të gjitha strukturat që janë përgjegjëse për zbatimin ek ëtyre masave janë në këmbë. Nëse nuk ka ndërgjegjësim të qytetarëve, nuk mund të kërkohet zbatimi i masave vetëm nga strukturat shëndetësore apo policiore”, përmbylli Mira Rakacolli, zv.ministre e Shëndetësisë.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll