Tirana
broken clouds
20.5 ° C
20.5 °
20.5 °
78 %
0kmh
75 %
Sht
29 °
Die
31 °
Hën
33 °
Mar
34 °
Mër
31 °
E premte, 18 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Trajnerin i vojejbollit i Tiranës, Ardian Gorenca, vlerësohet me Medaljen e Mirënjohjes, Veliaj: Faleminderit për të gjitha sukseset që i ke sjellë qytetit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

a2d9d9fdbe80562d4b49cf68c2648f90

Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, nderoi me Medaljen e Mirënjohjes së qytetit një nga figurat më të shquara të volejbollit shqiptar, trajnerin e ekipit të vajzave, Ardian Gorenca.

Gjatë një ceremonie surprizë, me rastin e daljes së tij në pension, “Sport Klub Tirana” dhe kryebashkiaku Veliaj i shprehën atij mirënjohjen për kontributin e dhënë ndër vite, duke trajnuar mbi 10 breza të ekipit elitë të volejbollit të vajzave në Shqipëri.

“Të themi faleminderit për kujtimet e bukura, energjinë, zellin dhe dashurinë që i ke dhënë kësaj skuadre, por edhe qytetit. Skuadra që ke ndërtuar me kaq shumë mund e djersë, është shija që i ke dhënë qytetit, si ajo ‘kripa për gjellën’. Të falenderoj shumë sepse ke qenë shija e qytetit tonë”, u shpreh ai.

Kryebashkiaku tha se trajneri Gorenca u ka mësuar brezave të volejbollit të Tiranës shpirtin e karakterit të skuadrës. “Dalja në pension është një fazë tjetër e jetës, por mund të japësh ende kontribut, ka ende produktivitet, jep ende këshilla dhe energji. Ka shumë njerëz që merren me sport për të mbajtur trupin në formë, por unë besoj se është më shumë se kaq; marrja me sport të mban në formë karakterin. Vajzave të ekipit të Tiranës u ke mësuar karakterin, prandaj të falenderoj”, u shpreh ai.

Trajneri me një karrierë të gjatë dhe mjaft trofe mbi supe, u shpreh i emocionuar për vlerësimin, duke ia atribuuar suksesin e tij vajzave të ekipit të Tiranës ndër vite. “Nuk e prisja, është një respekt shumë i madh. Për mua, është diçka madhështore. Suksesin e kemi arritur falë vajzave. Ju falënderoj nga zemra”, u shpreh ai.

Ardian Gorenca ka koleksionuar trofe dhe tituj të panumërt, si me ekipin e të rejave dhe me atë të të rriturave, brenda dhe  jashtë Shqipërisë. Nën drejtimin e tij, ekipi i Tiranës ka qenë fitues i kampionatit kombëtar në vitet: 1992, 1994, 2008, 2009, 2010, 2013, fitues i Kupës së Shqipërisë në vitet 2008, 2012 dhe 2013, si dhe fitues i Superkupës në volejboll për femra, duke u renditur mes më të mirëve për sa i përket suksesit dhe numrit të trofeve. Bardheblutë janë gjithashtu fitues të Superkupës Mbarëkombëtare në vitin 2011.

Nën drejtimin e tij, ekipi i vajzave të Tiranës ka arritur një nga rezultatet më spektakolare të volejbollit të femrave shqiptare, si ai i sezonit 1994-1995, ku ekipi bardheblu u rendit ndër 8 më të mirët në Kupën e Kampioneve në Europë, sikurse pjesëmarrja në Turneun e Katërt Ndërkombëtar të Femrave në Partinico (Itali) në 1992, ku mori medaljen e argjendit.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img