Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
1kmh
0 %
Mër
24 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
31 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Trajneri De Biasi flet pas vendimit të CAS: Motiv për të luftuar në Euro 2016. U vendos drejtësi

spot_img

Lajme të ngjashëm

Trajneri i Kombëtares shqiptare, fill pas dhënies së vendimit nga CAS që i dha 3 pikët Shqipërisë në ndeshjen me Serbinë, ka reaguar duke e cilësuar këtë vendim si të drejtë e motivues për kualifikimin e Shqipërisë në Euro 2016.

“Një histori, e cila kthehet drejtësia, me një D të madhe dhe për të bërë të vlefshme një sezon shumë të mirë që jemi duke bërë dhe për të vazhduar ndeshjet me një shpresë shumë të madhe. Kjo na motivon për të luftuar deri në fund për në Euro 2016  Kemi ndeshjen e 4 shtatorit me Danimarkën, një betejë shumë e madhe”, tha De Biazi.

“Duhet të luajmë ndeshjen me Danimarkën me shpirtin e duhur dhe me këmbët në tokë. Nëse duam të shkojmë direkt në Francë, duhet të bëjmë mirë në ndeshjet e mbetura. Kishim kohë që e prisnim këtë vendim. Nuk mund të them se do të festojmë sot, jam shumë i lumtur sigurisht, sepse kur drejtësia triumfon, të gjithë jemi të lumtur”, përmbylli trajneri.

Më shumë

spot_img