Tirana
broken clouds
7.5 ° C
7.5 °
7.5 °
76 %
1kmh
75 %
Mar
10 °
Mër
10 °
Enj
12 °
Pre
9 °
Sht
9 °
E martë, 7 Dhjetor, 2021
spot_img

Traileri plot me 83 emigrantë, 1150 euro për secilin, arrestohet 31 vjeçari në Korçë (VIDEO)

digitalb
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një i ri ka rënë në prangat e Policisë së Korçës pasi është kapur duke transportuar 83 emigrantë të paligjshëm me trailer. Oligert Agolli, sipas Uniformave Blu, u kishte marrë emigrantëve nga 1150 euro secilit kundrejt kalimit drejt vendeve të BE.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me strukturat për Hetimin e Krimeve në DVP Korçë, Policinë Kufitare dhe Policinë Rrugore në vijim të operacionit policor të koduar “Perimetri”, kanë bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit Oligert Agolli, 31 vjeç, banues në fshatin Pirg, Maliq.

Shtetasi i mësipërm është kapur nga shërbimet e policisë, në dalje të qytetit të Pogradecit, me mjetin kamion tip trailer, duke transportuar 83 emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt shpërblimit prej 1150 euro secilit, iu kishte premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së.

Po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të tjerë të implikuar në këtë aktivitet kriminal. Materialet në ngarkim të tij i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
digitalb
spot_img
spot_img