“Fëmijët po na vijnë pa ngrënë në shtëpi”; “Djali im do cokokremin e mëngjesit”; “Mua nuk më hëngri djali fare në kopesht dje, një cerek veze”…
Duket se ka shpërthyer një debat i madh mbi ushqimin tërësisht të ndryshuar në çerdhe e kopshte mbi mënyrën e re të të ushquerit.
Një “revolucion” kulinar për fëmijët, që duket se në radhë të parë nuk pranohet nga disa nëna, dhe që ka hapur debat të madh mes dietologëve, mjekëve pediatër, nënave, edukatorëve…pse jo ka hyrë dhë politika.
Fëmijët deri dje hanin cokokrem apo miell orizi; margarinë e recel fiku, bukë të bardhë e sheqer me tonelata. Një gjë e papranueshme në çdo rekomandim ndërkombëtar.
E për herë të parë u bënë bashkë, dietologë, Ministria e Shëndetësisë, mjekë pediatër dhe ekspertë të fushës, për të nxjerrë çka është më e mirë për fëmijët. Padyshim që revolucioni I mënyrës së të ushqyerit, sidomos te fëmijët 1 deri në 3 vjeç nuk do të kuptohet dot menjëherë dhe të përkrahet.
Por duket se këtu kanë më shumë punë nënat dhe edukatoret, për të parë, atë çka është më e mirë për fëmijët.
Dietologia Blerina Bombaj që është marrë me hartimin e menysë thotë se e gjithë kjo punë nuk është një biznes I saj, është një kontribut vullnetar për fëmijët, t’I largohen obezitetit të marrë që në moshë të vogël, e të marrin ushqimet e duhura me proteina, vitamina e gjithë elementët e tjerë që I duhen fëmijëve.
“Puna është të bëjmë dicka të mirë përparimtare, një lloj ushqimi që shkon me normat e përdorura në Evropë e Amerikë. A do të ketë kundërshtime? Patjetër që po, por janë në fillim nënat në shtëpi që mund të punojnë me fëmijët për të pranuar këtë kulturë të re të ushqyeri” thotë Bombaj, për neësbomb.al.
E siç ka kundërshtime, ka edhe përkrahje për nismën e re kulinare në kopshte e cerdhe. “Falemnderit që mendoni për fëmijët tanë, menyja sot në cerdhe ishte më e pasur se kurrë”; “Do të donim t’ju përgëzonim për regjimin e future në kopshte. Vajza ime në kopshtin nr.31 te Blloku do jetë pjesë e menysë. Të paktën jam munduar ta ushqej mirë dhe kur më thoshte se hante cokokrem thosha “o zot”; “Jam nga Saranda, fëmijët I dënden me cokokrem e marmalatë. Do zbatohet regjimi I ri ushqimor në të gjithë Shqipërinë?”; “menyja e re ka përmirësime jashtëzakonisht të nevojshme dhe cilësore, ju falenderojmë”…
Trahana, kos me fruta të të freskëta, lëngje të shtrydhura, buka e thekrës, tërshëra, perimet stinore, qiqrat, thierrzat, brokoli dhe lule lakër, erëzat, mishi I mirë e pula e freskët, duket se ka shkaktuar debatin që nuk po përfundon.
“Shëndeti mbi të gjitha”, thotë Bombaj. “Fëmijët do të mësohen me ushqimin e shëndetshëm që nuk është DIETE, e përsëris, por janë të gjitha ushqimet e domosdoshme. Janë nënat që duhet të punojnë në shtëpi. E kuptoj që është një ndrushim I madh që nuk është bërë kurrë më parë, duhet pak durim, dhe çdo gjë do jetë më e shijshme, me të njëjtën kosto. Eshtë për të ardhur keq që ndonjëherë na duhet të përballemi me komentet negative, edhe pse shoh se shumë nëna e kanë përqafuar mënyrën e re të të ushqyerit në çerdhe e kopshte”, thotë dietologia Blerina Bombaj.
Dhe në fakt, më mirë trahana apo çokokrem që në mëngjes? Pyetja po I shqetëson nënat që kanë fëmijët në kopshte e çerdhe.