Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
28 %
2.1kmh
0 %
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
10 °
Sht
8 °
Die
9 °
E mërkurë, 26 Janar, 2022

TRAGJIKE/ Vjen nga Anglia dhe vret me kallashnikov dy vëllezërit për çështje toke (DETAJE)

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mbrëmje në fshatin Repë të Podujevës. Kanë mbetur të vdekur dy vëllezër, 31 dhe 41 vjeç. Ky i fundit u plagos, por ndërroi jetë më pas në spital.

Mediat kosovare bëjnë me dije se autori i dyshuar kishte ardhur nga Anglia, dhe thonë se sebet për këtë ngjarje tragjike u bë një tokë. Ai mori kallashnikovin dhe ka qëlluar në drejtim të tyre.

Një prej vëllezërve ishte duke kositur barin, teksa nga të shtënat mbeti i vdekur në vend. Vrasësi është arratisur dhe policia është vënë në kërkim të tij.

Në fotografinë nga vendi i ngjarjes, e siguruar nga mediat kosovare, shihet traktori i viktimës, ku pranë tij iu gjet edhe trupi.

traktori.jpg

“Më 18.07.2020 në orën 13:04, policia është njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Repë të Podujevës. Menjëherë për në vend-ngjarje janë nisur njësitë policore. Është njoftuar edhe ekipi mjekësor emergjent. Nga përdorimi i armëve të zjarrit një person ka humbur jetën, kjo është konstatuar nga ekipi mjekësor, një person tjetër është i plagosur. Policia edhe në këto momente është duke e trajtuar rastin, nëse do të ketë informata të reja ua përcjellim me kohë”, ka thënë Bajram Krasniqi, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img