Tirana
clear sky
4.5 ° C
4.5 °
4.5 °
24 %
4.1kmh
0 %
Hën
4 °
Mar
6 °
Mër
7 °
Enj
8 °
Pre
9 °
E hënë, 6 Shkurt, 2023

TRAGJIKE/ Vetëm 6 javëshe, vdes nga koronavirusi foshnja në SHBA

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një foshnjë gjashtë javëshe në Connecticut të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka vdekur nga koronavirusi dhe besohet se është viktima më e re i konfirmuar nga sëmundja në botë, raporton Daily Mail.

Foshnja u dërgua në spital javën e kaluar, e cila nuk arriti t’i shpëtojë problemeve shëndetësore që i solli COVID-19.

Vdekja e foshnjës u njoftua të mërkurën nga Guvernatori i Connecticut, Ned Lamont, ndërsa asnjë detaj tjetër nuk u dha përveç kësaj, raporton Daily Mail.

Lamont tha se ai beson që foshnja është viktima më e re në botë.

“Me gjysmë zëri sot konfirmojmë vdekjen e parë pediatrike në Connecticut të lidhur me # COVID-19”, ka shkruar governatori i Connecticut, Ned Lamont, në llogarinë e tij në ‘Twitter’.

“Një foshnje e  porsalindur 6 javëshe nga zona e Hartford u soll pa vetëdije në spital në fund të javës së kaluar, e cila nuk arriti t’i shpëtonte vdekjes”.

Testi konfirmoi mbrëmë se foshnja e posalindur rezultoi pozitiv me COVID-19”, shtoi ai.

Mbi 930 mijë njerëz janë të prekur nga koronavirusi në të gjithë botën, ndërsa numri i viktimave është rreth 47 mijë.

Më shumë


spot_img









spot_img