Hapësire reklamuese

Rajoni

TRAGJIKE/ Vdes nga COVID ministri i Bosnje-Hercegovinës

Shkruar nga Newsbomb
Salko Bukvareviq

I pari ministër në Ballkan që ndërron jetë nga COVID 19.

Ministri për Çështje të Luftëtarëve në Bosnjë-Hercegovinë, Salko Bukvareviq, ka vdekur sot në mëngjes si pasojë e koronavirusit.

Bukvareviq 53-vjeç, ishte i shtruar në spital në Sarajevë prej një jave teksa shfaqi probleme me frymëmarrjen.

Prej 22 korrikut ai dergjej në shtratin e spitalit në gjendje të rëndë teksa sot e ka humbur përfundimisht betejën me coronavirusin.

Bukvareviq mbante detyrën e ministrit për Çështjet e Luftëtarëve që nga viti 2015.

Bosnja ka regjistruar në total 10.700 raste me koronavirus dhe 297 të vdekur.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu