Hapësire reklamuese

Rajoni

TRAGJIKE/ Vdes në gjumë mësuesja 24-vjeçare, nxënësit përlotin rrjetin: Po të prisnim me padurim për festën e Abetares

Shkruar nga Newsbomb
Lindita Preteni, mesuesja e ndjere

Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme kur ka humbur jetën mësuesja 24-vjeçare Lindita Preteni.

Mësuesja e klasës së parë në shkollën ‘Fazli Greiçevci’, në Kosovë ka ndërruar jetë në gjumë për shkaqe ende të panjohura.

Lajmin e ka bërë me dije vëllai i saj përmes një postimi ku shkruan:

“Miq ju njoftoj se papritur ndërroi jetë motra ime Lindita Preteni. Për kohën e varrimi do iu njoftojmë ndërkohë. Lamtumirë mësuesja jonë me shpirt të bukur”, ka shkruar vëllai i saj Bashkimi në Facebook.

Shkolla ku punonte mësuesja 24-vjeçare ka bërë një postim prekës për nder të saj duke thënë se nxënësit me padurim po prisnin festën e Abetares pasi ishte pikërisht kjo mësuese që i mësoi çdo gërmë të gjuhës shqipe. 

“Ajo ishte një engjëll, me virtyte te larta ku beri për vete te gjithë stafin dhe komunitetin. Ende s’po e besojmë…LINDA do mbetesh e paharrueshme për ne! Për nxënësit e tu, qe me padurim prisnit Festen e Abetares…”, thuhet në postim. 

24-vjeçarja nisi punë si mësuese vetëm një vit më parë dhe prej pak kohësh ishte fejuar por jeta iu pre në mes pabesisht.

24991083_1963684243849793_455558658592180830_n.jpg

27867660_1994642890753928_1242521182195954174_n.jpg

Dedikimi i të fejuarit

Screenshot_2.jpg

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu