Ndahet nga jeta ish-kreu i INUK, Zyhdi Dajti në moshë 56-vjecare.
Ish-kreu i Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar ka ndërruar jetë ditën e djeshme në banesën e tij në qytetin e Vlorës.
Nga hetimet paraprake, mësohet se Dajti ka ndërruar jetë si pasojë e një infarkti në zemër.
Dajti u komandua në detyrën e kreut të INUK më 2 tetor 2013 nga kryeministri Edi Rama dhe zëvendësoi Gazmend Osmanajn.
Zyhdi Dajti ka qenë gati një vit në krye të INUK-ut, duke drejtuar një sërë aksionesh për prishjen e ndërtimeve pa leje në të gjithë Shqipërinë.
Dajti ishte drejtor i Forcave të Sigurisë të Autoritetit Portual Durrës.