Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Francë. Një 13-vjeçare shqiptare ka ndërruar jetë pasi është rrëzuar nga kati i pestë i një pallati në Ban-Saint-Martin.
Sipas mediave vendase mësohet se ngjarja e rëndë ka ndodhur ditën e shtunë, ndërkohë deri më tani rrethanat janë ende të paqarta.
Kryetari i Bashkisë së qytetit, Henri Hasser, ka reguar në lidhje me këtë ngjarje dhe ka bërë me dije se vajza ishte fëmija i madh i një familjeje shqiptare.
Në rrjetet sociale disa prindër kanë rrëfyer se sa e vështirë ishte rikthimi në shkollë për fëmijët e tyre, të cilën e vlerësonin shumë 13-vjeçaren, e cila edhe nga stafi pedagogjik u përshkrua si një fëmijë i zgjuar dhe mjaft dinamik.
“Fëmija im nuk mund të ngushëllohet . Nuk e imagjinoj dot gjendjen në të cilën gjendet familja”, shkruan nëna e një studenti pasditen e djeshme, një ditë pas tragjedisë.