Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
41 %
4.1kmh
40 %
Mër
23 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
28 °
Die
30 °
E mërkurë, 22 Shtator, 2021
spot_img

Tragjike/ Treni përplas për vdekje dy vëllezërit kosovarë në Mynih, njëri 13 vjeç dhe tjetri 17

spot_img

Lajme të ngjashëm

a01a409dfa14cc3ccf7f51463b8ff98a

Dy vëllezër kosovarë, njëri 13 vjeç dhe tjetri 17 vjeç u përplasën për vdekje nga një tren në Mynih, mëngjesin e sotëm.

Lajmin e raportojnë të gjitha mediat ndërkombëtare, ndërsa një reagim ka ardhur dhe nga ministria e Jashtme e Kosovës, e cila thotë se po punon me autoritetet bavareze për sqarimin e plotë të ngjarjes së rëndë, raporton newsbomb.al.

“Me rastin e vdekjes tragjike të personave B.A dhe H.A (13 dhe 17 vjeçar) në Gjermani, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës shpreh ngushëllimet më të sinqerta për prindërit e familjarët, si dhe qytetarët e Deçanit dhe Kosovës.

Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë. Jeta jashtë vendlindjes në këto rrethana din të jetë shumë e rëndë, dhe jemi duke bërë çdo gjë që familjes t’u gjindemi pranë në këto çaste të vështira”, thuhet në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Mediat e huaja shkruajnë se dy vëllezërit janë përplasur për vdekje në momentin kur po tentonin të kalonin nga një anë e shinave në tjetrën. Treni që vinte nga Mynihu është përpjekur të ulë shpejtësinë dhe ndalojë por nuk ia ka dalë, raporton newsbomb.al.

Shumë fëmijë dhe të tjerë kanë qenë dëshmitarë të aksidentit në stacionin e trenit dhe pas ngjarjes janë marrë nga policia dhe janë dërguar për këshillim.

Më shumë

spot_img