Hapësire reklamuese

Bota

Tragjike, momenti kur rrufeja godet për vdekje dy persona në plazhin e Meksikës

Shkruar nga Newsbomb
Tragjike, momenti kur rrufeja godet për vdekje dy persona në plazhin e

Një ngjarje tragjike është shënuar në Meksikë, ku një grua 33-vjeçr që ishte me pushime dhe një shitës ambulant kanë humbur jetën pasi u u goditën nga rrufeja në një plazh.

Një dëshmitar okular regjistroi, momentin kur rrufeja goditi Elvia de Jesus, siç ishte emri i gruas 33-vjeçare dhe Felix Andres, emri i shitësit ambulantë.

Dy viktimat ishin duke ecur në plazhin Marëata kur u goditën nga rrufeja. Sipas autoriteteve lokale, 33-vjeçarja po përpiqej të arrinte tek bashkëshorti i saj 34-vjeçar, Roberto, i cili ishte strehuar nën një çati nga stuhia.

Pavarësisht përpjekjeve të bashkëshortit të 33-vjeçares dhe shpëtimtarëve që ndodheshin në plazh, gruaja nuk mundi të shpëtonte. Shitësi fatkeq ambulantë u dërgua i plagosur rëndë në një spital lokal ku më vonë ndërroi jetë.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese