Tirana
clear sky
15.5 ° C
15.5 °
15.5 °
94 %
2.1kmh
0 %
Mar
27 °
Mër
25 °
Enj
24 °
Pre
25 °
Sht
29 °
E martë, 21 Shtator, 2021
spot_img

Tragjike/ Rrëzohet autobusi me 22 nxënës, 2 fëmijë humbin jetën, 5 të plagosur rëndë

spot_img

Lajme të ngjashëm

abf8a4508421c44bc79f4f377d5c7065

Mëngjesin e sotëm dy nxënës kanë humbur jetën  si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Gjermani.

Autobusi shkollor me 22 fëmijë të moshës 8-11 vjeç ka rënë  në një hendek dhe është përmbysur disa herë.

Sipas mediave Gjermane menjëherë në vendngjarje ka shkuar ambulanca për t’ju ardhur në ndihmë të aksidentuarve.

Ndërkaq, zëdhënësja e policisë Alexandra Hoodt është shprehur se janë plagosur rëndë edhe 5 femijë të tjerë ku aktualisht ndodhen në klinikat në Eisenach, Mühlhausen dhe Gotha.

Gjithashtu është bërë e ditur se 15 djem dhe vajza gjithashtu u plagosën lehtë, si dhe shoferi i autobusit, të cilët gjithashtu u transferuan në spitalet afër.

Policia po punon për zbardhjen e ngjarjes ndërsa emrat e viktimave nuk janë bërë me dije.

83192392_1026365311079399_4452268952797577216_n.jpg

Më shumë

spot_img