Hapësire reklamuese

Bota

TRAGJIKE/ Po luanin futboll, rrufeja vret 10 fëmijë dhe plagos 3 të tjerë

Shkruar nga Newsbomb
Ilustruese

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Arua, qytet në veri-perëndim të Ugandës, ku 10 fëmijë u vranë nga rrufeja dhe 3 të tjerë u plagosën.

Fëmijët po luanin futboll kur shiu i fortë i detyroi ata të bënin një pushim në një kasolle aty pranë të mbuluar me bar, e cila u godit nga rrufeja.

Nëntë fëmijë, të moshës 13-15 vjeç, u vranë në vend ndërsa një tjetër vdiq gjatë rrugës për në spital, ndërsa 3 të mbijetuar janë duke marrë trajtim në spital.

Rajoni i veri-perëndimit të Ugandës ka qenë duke përjetuar shira të fortë shoqëruar me vetëtima.

Sondazh

Gazetari Eduard Ilnica është dhunuar barbarisht mbrëmjen e së hënës nga disa persona. Për shkak të një shkrimi botuar në gazetën lokale për ekipin e Kastriotit.

Sakaq, ka reaguar demokrati Genc Pollo që akuzon qeverinë për mosmarrje dënimi apo solidarizim për rastin në fjalë.

Pollo thotë se liria e shtypit ka rënë poshte.

“Edhe një gazetar tjetër i dhunuar barbarisht pasi bëri detyrën, raportoi për dhunën në stadium. Në mes të Tiranës! Asnjë dënim apo solidarizim nga qeveria, ministri i Brendshëm, i Sportit. Si dhe më parë. Liria e shtypit poshtë”, shprehet deputeti në një deklaratë për mediat.