Hapësire reklamuese

Rajoni

TRAGJIKE/ Pëson sulm në zemër gjatë seancës gjyqësore, ndahet nga jeta ish-deputeti i Kuvendit të RMV

Shkruar nga Newsbomb
TRAGJIKE/ Pëson sulm në zemër gjatë seancës

Ish-deputeti i Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Sashko Kostov, ka ndërruar jetë në moshën 50-vjeçare.

Nga Spitali i Përgjithshëm në Koçan kanë konfirmuar se rreth orës 10:30, Kostov është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore pasi ka pësuar sulm në zemër teksa ishte në seancën gjyqësore në Gjykatën Themelore.

Kostov ka qenë deputet nga radhët e LSDM-së në përbërjen e mëparshme parlamentare të Kuvendit të Maqedonisë së Veriut.

Ka magjistruar në shkencat juridike dhe pas përfundimit të mandatit të deputetit ka punuar si jurist.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu