Hapësire reklamuese

Bota

TRAGJIKE/Përmbyset varka me emigrantë, mbi 20 persona humbin jetën në kufirin Francë-Angli

Shkruar nga Newsbomb
TRAGJIKE/Përmbyset varka me emigrantë, mbi 20 persona humbin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Kanalin pranë Calais, pasi një varkë me emigrantë të cilët ishin nisur për në Angli, është mbytur. Lajmi u bë me dije nga autoritetet franceze.

Kryeministri francez Jean Castex tha se mbytja e anijes ishte një “tragjedi”, duke shtuar se ata që vdiqën ishin viktima të “kontrabandistëve kriminelë”.

Ndërkohë policia thotë se më shumë se 20 persona kanë vdekur, sipas raportimit të agjencisë së lajmeve AFP. Një operacion shpëtimi është ende duke u zhvilluar, pasi një peshkatar dha alarmin, tha një zëdhënës i rojes bregdetare franceze.

"Mendimet e mia janë me shumë të zhdukur dhe të plagosur, viktima të kontrabandistëve kriminalë që shfrytëzojnë shqetësimin dhe lëndimin e tyre," tha kryeministri Castex.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu