Tirana
scattered clouds
24.5 ° C
24.5 °
24.5 °
65 %
1kmh
40 %
Mër
38 °
Enj
39 °
Pre
32 °
Sht
35 °
Die
29 °
E mërkurë, 4 Gusht, 2021

Tragjike/ Përfshihet nga flakët fabrika e pijeve në Bangladesh, humbin jetën 52 punëtorë dhe plagosen dhjetëra të tjerë

spot_img
spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Një zjarr ka përfshirë një fabrikë në Bangladesh, ku si pasojë kanë humbur jetën 52 punëtorë  dhe kanë mbetur të plagosur 30 të tjerë, thanë autoritetet.

Zjarri shpërtheu të mbrëmjen e djeshme në fabrikën e ushqimit dhe pijeve në Rupganj, një qytet industrial pranë kryeqytetit Daka.

Autoritetet i thanë agjencisë së lajmeve AP se zjarri u përhap për shkak të kimikateve dhe plastikës të ruajtur brenda ndërtesës.

Një zyrtar i shërbimit zjarrfikës i tha se numri i viktimave mund të rritet, pasi shumë punëtorë nuk ishin llogaritur.

Dëshmitarët e vendngjarjes thanë se shumë punëtorë u plagosën, pasi u hodhën nga katet e sipërme të fabrikës.

Autoritetet deklaruan se punonjësit e fabrikës nuk kishin mundur të largoheshin sepse dera që të çonte te shkallët në çati ishte e mbyllur.

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img