Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Tragjike në Vlorë, rrëzohet aksidentalisht në banesë, humb jetën 61-vjeçari

Shkruar nga Newsbomb
Tragjike në Vlorë, rrëzohet aksidentalisht në banesë,

Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në qytetin e Vlorës ku një 61-vjeçar ka humbur jetën.

Sipas njoftimit të policisë mësohet se shtetasi Th.P, banues në Vlorë, dyshohet se aksidentalisht është rrëzuar në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Ndërkohë, menjëherë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i plotë:

Vlorë/Informacion paraprak

Më datë 01.12.2021, rreth orës 17:00 ,  shtetasi Th. P., 61 vjeç, banues në Vlorë, dyshohet se aksidentalisht  është rrëzuar në banesë dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë  po punon për zbardhjen e  rrethanave të  ngjarjes.

Lexo gjithashtu

Sondazh

Poll