Një grua nga Michigani ka humbur të gjithë familjen nga koronavirusi. Burri dhe djali i vdiqën brenda tre ditëve.
Sandy Brown i tha ‘The Detroid News’, se ajo po përjetonte një dhimbje të paimagjinueshme, pasi humbi bashkëshortin Freddie Lee Brown Jr dhe djalin Freddie Lee Brown III, nga koronavirusi, në vetëm tre ditë.
“Nuk ka fjalë që mund ta përshkruajë dhimbjen time. Është e paimagjinueshme”, tha ajo për mediat.
Burri i saj, i cili në 2012 kishte bërë transplant veshke, u ndje i sëmurë në mes të muajit mars dhe u pranua në Spitalin Ascension Genesys ku përfundimisht u vu në një ventilator, thuhet në raport.
Ai u tha se kishte vdekur tre ditë më vonë, pasi mushkëritë e tij u dobësuan si rezultat i sëmundjes, shkruan The Independent.