
Një ngjarje tronditëse është shënuar në Tiranë, ku ka humbur jetën një fëmijë 3-vjerçar pas mjekimit te dentist.
Policia njofton se kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin Roland Xhaxho, 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mjekimi i pakujdesshëm", pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi Roland Xhaxho ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën.
Prindërit akuzojnë klinikën duke thënë se i kanë dhënë një dozë të lartë narkoze fëmijës, që i ka marrë jetën vogëlushit.
"Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4 kanë referuar materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për shtetasin R. Xh., 70 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mjekimi i pakujdesshëm", pasi ka bërë kallëzim shtetasi B. S. se shtetasi R. Xh. ka mjekuar në mënyrë të pakujdesshme në klinikën e tij private, djalin 3-vjeçar të shtetasit B. S., i cili pas mjekimit në këtë klinikë ka shfaqur komplikacione dhe pas 3 ditësh, ka humbur jetën, në spital", njofton policia.