Një 58-vjeçare ka ndërruar jetë pasi është hedhur nga kati i tretë i banesës së saj.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 19:10, në rrugën “Miço Shkodrani”, në qytetin e Korçës.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij akti ekstrem. Ndërkohë policia po punon për për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Më datë 30.03.2021, rreth orës 19:10, jemi njoftuar se në lagjen nr. 6, rruga “Miço Shkodrani”, është vetëhedhur nga kati i tretë i banesës ku jetonte, shtetasja S. P., rreth 58 vjeçe, e cila për pasojë ka gjetur vdekjen.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.