Hapësire reklamuese

Rajoni

Tragjike në Itali, pllaka e betonit bie nga vinçi dhe i shkakton vdekjen shqiptarit

Shkruar nga Newsbomb
Tragjike në Itali, pllaka e betonit bie nga vinçi dhe i shkakton

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një shqiptar ka ndërruar jetë në vendin e punës në mënyrë tragjike.

Mediat italiane bëjnë me dije se ka ndërruar jetë Edison Malaj, 54 vjeç, teksa ka qenë duke punuar në një zonë në zonën e Kozencës.

Shqiptari ndodhej në punë me kolegë të tjerë në sheshin e ish-kantinave sociale të Frascineto, kur nga një vinç ra një pllakë betoni që e zuri postë.

Edhe pse iu ofrua ndihmë menjëherë, shqiptari nuk arriti t’i shpëtonte plagëve dhe ndërroi jetë. Policia po heton shkakun e rënies së betonit nga vinçi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese