Hapësire reklamuese

Bota

TRAGJIKE në Greqi/ Shpërthimi i fuqishëm në shkollë, humb jetën një fëmijë, plagosen dy të mitur

Shkruar nga Newsbomb
TRAGJIKE në Greqi/ Shpërthimi i fuqishëm në

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e sotme në Greqi, ku një fëmijë ka humbur jetën pas një shpërthimi pranë një shkolle fillore.Sipas medieve greke shpërthimi ndodhi pasditen e së hënës në shkollën e 9-të fillore të Serresit.

Raportohet se fëmija që humbi jetën ishte nxënës i klasës së 6-të, ndërsa dy fëmijët e plagosur lehtë janë përkatësisht të moshës 6 dhe 9-vjeç, të cilët janë dërguar në spital për të marrë ndihmën e shpejtë mjekësore.

Shpërthimi ndodhi në një kaldajë, por ende nuk janë bërë të ditura shkaqet e shpërthimit. Si pasojë e shpërthimit të ndodhur gjatë pushimit, pjesët e murit dhe një derë metalike janë hedhur tridhjetë metra larg, duke rënë mbi fëmijët dhe duke i plagosur.

Lexo edhe: Shpërthim i fuqishëm në një shkollë në Greqi, raportohet për viktima dhe të plagosur

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese