1 janari i vitit 2018 ka qenë tragjik për një familje shqiptare e cila jeton në komunën italiane Gubbio.
Sipas medieve vendase, një 35-vjeçare shqiptare është gjetur pa jetë në krevat nga mamaja e saj.
Pritet që ekspertiza të hedhë dritë mbi shkaqet misterioze të vdekjes së 35 vjeçares shqiptare, trupi i pajetë i së cilës është dërguar në morg.