Hapësire reklamuese

Bota

Tragjike në Bukuresht, shpërthen në flakë spitali ku kurohen pacientët me Covid, vdesin 4, evakuuohen 102 të tjerë (FOTO)

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga spitali qe shpertheu ne flake, Rumani

4 pacientë me Covid-19 kanë humbur jetën në Bukuresht, Rumani, pasi spitali ku ata po kuroheshin ka shpërthyer në flakë. 102 pacientë të tjerë që po kuroheshin për Covid-19 gjithashtu, janë evakuuar.

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se zjarri ka shpërthyer rreth orës 03.00 të mëëngjesit të sotëm, në një nga godinat e spitalit Matei Bals, shkruan newsbomb.al. Ndërtesa e spitalit ku shpërtheu zjarri u ndërtua në vitin 1953 dhe ishte rinovuar plotësisht.

Matei Bals është një nga spitalet më të mëdha dhe më të përdorura për Covid-19 në Rumani. Prokurorët kanë nisur hetimet për shkakun e zjarrit që përfshiu 4 dhoma dhe u mori jetën 4 pacientëve. 102 të prekurit e tjerë po marrin mjekim në spitalet e tjera Covid.

“Asnjë nga pacientët (e evakuuar) nuk ka djegie, nga informacioni që kemi aktualisht”, u tha gazetarëve Zv.Ministri i Brendshëm i Rumanisë Raed Arafat.

“Është e qartë se ekziston një problem. Ne po flasim për institutin më të financuar në vend. Ai është gjithashtu spitali që ka trajtuar ... shumë pacientë, ishte mësuar me kapacitet”, i tha Ministri i Shëndetësisë Vlad Voiculescu, stacionit televiziv privat Antena 3.

Në nëntor, një zjarr në njësinë e kujdesit intensiv të spitalit të qarkut Piatra Neamt, vrau dhjetë vetë, shkruan newsbomb.al.

Edhe para pandemisë, sistemi i kujdesit shëndetësor të Rumanisë ka qenë nën presion, i ndjekur nga korrupsioni, joefikasiteti dhe menaxhimi i politizuar. Vendi ka një nga infrastrukturat e kujdesit shëndetësor më pak të zhvilluara të BE-së.

Shteti ka ndërtuar një spital në tre dekadat e fundit, shpenzon më pak për kujdesin shëndetësor në Bashkimin Evropian dhe dhjetëra mijëra mjekë dhe infermierë kanë emigruar, raportojnë mediat ndërkombëtare.

Foto nga spitali i djegur ne Bukuresht, Rumani:

Screenshot_1.jpg
Screenshot_2.jpg
Screenshot_3.jpg
Screenshot_4.jpg
Screenshot_5.jpg

Sondazh

Poll