Hapësire reklamuese

Bota

Tragjike në Belgjikë, e mitura vret veten pasi u përdhunua nga 5 djem, autorët e krimit publikuan videot në rrjete sociale

Shkruar nga Newsbomb
Tragjike në Belgjikë, e mitura vret veten pasi u përdhunua nga 5

Pesë adoleshentë janë arrestuar në Belgjikë për shkak të përdhunimit të dyshuar në grup të një 14-vjeçare, e cila vdiq afro një javë më vonë.

Sipas mediave belge, autorët e sulmit seksual shpërndanë në internet pamje të abuzimit me adoleshenten. 4 ditë pas ngjarjes shokuese e mitura ndërmori aktin e rëndë duke vrarë veten. 

Prokurorët thonë se tre nga të dyshuarit janë përkatësisht të moshave nga 14 deri në 19 vjeç, ndërsa dy të tjerët të moshës 18 dhe 19, të cilët janë arrestuar dhe do të paraqiten në gjykatë.

Prokuroria ka konfirmuar se ata po hetohen për "veprime të ndodhura pak para vdekjes së viktimës".

Sipas raportimeve të mediave belge, vajza e kishte lënë të takohej me një mik në një varrezë në Ghent më 15 maj. Sidoqoftë, ai dyshohet se erdhi me katër personat e tjerë dhe sulmoi viktimën. Imazhet nga sulmi u ngarkuan me pas në mediat sociale.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu