Ndërron jetë një foshnje 4-muajshe në Qendrën Spitalore Univeristare “Nënë Tereza”.
Ngjarja ka ndodhur më datë 10 shkurt por mesa duket rasti është mbajtur i fshehur.
Mësohet se foshnja ka ndërruar jetë si pasojë e një komplikacioni nga fruthi. Sipas News 24, fëmija nga Peshkopia është i seksit femër dhe në spitalin lokal, sipas kartelës rezulton se është diagnostikuar dhe trajtuar për bronko-pneumoni bilaterale.
Kjo është foshnja e dytë që humb jetën brenda pak ditësh si pasojë e fruthit. Më herët, një tjetër foshnje 7-muajshe ndërroi jetë te Pediatria.
Sondazh
Poll