Tirana
broken clouds
17.5 ° C
17.5 °
17.5 °
55 %
2.6kmh
75 %
Pre
17 °
Sht
16 °
Die
14 °
Hën
12 °
Mar
10 °
E premte, 9 Dhjetor, 2022

TRAGJIKE/ Ndërron jetë 10 vjeçarja e aksidentuar në Bulqizë, nëna në gjendje të rëndë dërgohet me helikopter te Trauma

spot_img

Lajme të ngjashëm

Një aksident tragjik ka ndodhur pasditen e sotme në Bulqizë, ku një automjet ka aksidentuar një grua së bashku me fëmijën e saj.

Të dy janë nisur me urgjencë drejt spitalit, por fatkeqësisht vajza rreth 10 vjeç nuk ia ka dalë t’i mbijetojë plagëve të marra.

Ndërkohë nëna e tij është nisur me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë, ku ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Drejtuesi i automjetit dyshohet të ketë qenë Zenel Shyti, ndërkohë që policia po punon ëpr zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

“Rreth orës 18.20, në lagjen e Re, në qytetin e Bulqizës, shtetasi Z. Sh., duke drejtuar automjetin e tij, dyshohet se ka humbur kontrollin dhe për pasojë ka aksidentuar dy këmbësore.
Pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës, si pasojë e dëmtimeve të marra nga aksidenti ka humbur jetën e mitura rreth 10 vjeçe,  ndërsa shtetasja Sh.Sh.,  ndodhet  për ndihmë mjekësore në spital.
Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit” thuhet në njoftimin e policisë.

Më shumë




spot_img








spot_img