Tirana
clear sky
21.5 ° C
21.5 °
21.5 °
35 %
6.2kmh
0 %
Hën
19 °
Mar
26 °
Mër
27 °
Enj
27 °
Pre
28 °
E hënë, 14 Qershor, 2021
spot_imgspot_img

Tragjike: Efektivi i policisë vret veten para Komisariatit, me armën e shërbimit

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

3f12e1c3fcef7148e2381e20bd782614

Një efektiv i Policisë së Kosovës, i identifikuar si R.Hoda, i ka dhënë fund jetës pasditen e djeshme duke u vetëvrarë me armën e shërbimit.

Sipas mediave dhe Policisë atje, ngjarja ka ndodhur rreth orës 18.56, para stacionit të policisë në Ranillug. Viktima dyshohet se është shqiptar nga fshati Koretinë i Kamenicës. Ai ka vrarë veten me një plumb në shkallët e stacionit policor në Ranillug.

“Ju njoftoj se me 31 janar 2021 rreth orës 18:56 se pjestari i policisë së Kosovës R.H. dyshohet se me armën zyrtare ka bërë vetëvrasje në oborrin e stacionit policor në Ranillug. Në vendin e ngjarjes mjeku kujdestar nga Kamenica e ka konstatu vdekjen e tijë. Në vendin e ngjarjes kan dalë njësitet e hetimeve rajonale,njësitet e forenzikës si dhe prokurori i shtetit. Me vendim të prokurorit të shtetit trupi i pa jetë dërgohet në IML në Prishtinë, për obduksion”, njofton Policia e Kosovës.

Më shumë

Lajmet e fundit

spot_imgspot_img
spot_img
spot_img
spot_img