Hapësire reklamuese

Aktualitet

TRAGJIKE/ Dy vëllezërit shqiptarë ndahen nga jeta brenda 3 ditësh, humbën betejën me Covid-19

Shkruar nga Newsbomb
Dy vëllezërit

Koronavirusi ka shkaktuar tragjedi në disa familje shqiptare dhe kosovare.

Fatkeqësisht dy vëllezër nga Kosova kanë ndërruar jetë brenda tri ditësh pasi ishin infektuar me koronavirus. Lajmin e ka bërë të ditur deputeti i PDK-së, Gazmend Bytyqi përmes një postimi në rrjetet sociale.

Fillimisht ka ndërruar jetë Agron Bucaliu dhe tre ditë më pas ka vdekur edhe vëllai i tij Adnani. Deputeti i PDK-së kishte një miqësi me Adnan Bucaliun dhe e ka përshkruar atë si një njeri me zemër të madhe.

Njoftimi i plotë:

Lajm i rëndë

Mbrëmë mora lajmin e kobshëm, se vdiq Adnan Bucaliu, tri ditë pasi i vdiq edhe vëllai, Agroni.

Adnani ishte shok e njeri i mirë, me zemër të madhe e të bardhë.

Gjithmonë ishte i veçantë, jo vetëm për familjen, por edhe për mua e shoqërinë tonë, përgjithësisht.

Me zemër të thyer u shpreh ngushëllime familjes Buacliu dhe gjithë shoqërisë sonë të përbashkët.

Adnani e Agroni paçin qetësi në botën e përtejshme e të përjetshme, familjes ngushëllime nga thellësi e shpirtit.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu