Tirana
broken clouds
21.3 ° C
21.3 °
21.3 °
71 %
1.2kmh
74 %
Sht
29 °
Die
29 °
Hën
28 °
Mar
27 °
Mër
21 °
E premte, 17 Shtator, 2021
spot_img

TRAGJIKE/ Dy vëllezërit shqiptarë i shtyp treni në Gjermani, dhimbje e madhe në familjen Arifaj për fëmijët 17 dhe 13 vjec (HISTORIA)

spot_img

Lajme të ngjashëm

861e9b32496f4874125dc638f655e77c

Hasan dhe Blerian Arifaj, respektivisht 17 dhe 13 vjeç, janë dy vëllezërit shqiptarë nga Kosova që gjetën vdekjen dje në Gjermani, pasi u përplasën nga treni. Në foton e mësipërme, janë dy vëllezërit Arifaj.

Lajmin tragjik dje e raportuan të gjitha mediat ndërkombëtare, ndërsa një reagim erdhi dhe nga ministria e Jashtme e Kosovës, e cila shprehej se po punonte me autoritetet bavareze për sqarimin e plotë të ngjarjes së rëndë, raporton newsbomb.al.

“Ambasada e Kosovës në Berlin dhe Konsullata e Përgjithshme në Bavari janë në kontakt me autoritetet gjermane për t’u sqaruar kjo tragjedi e rëndë. Jeta jashtë vendlindjes në këto rrethana din të jetë shumë e rëndë, dhe jemi duke bërë çdo gjë që familjes t’u gjindemi pranë në këto çaste të vështira”, thuhej në njoftimin e ministrisë së Jashtme të Kosovës.

Mediat e huaja shkruajnë se dy vëllezërit janë përplasur për vdekje në momentin kur po tentonin të kalonin nga një anë e shinave në tjetrën. Treni që vinte nga Mynihu është përpjekur të ulë shpejtësinë dhe ndalojë por nuk ia ka dalë, raporton newsbomb.al.

Shumë fëmijë dhe të tjerë kanë qenë dëshmitarë të aksidentit në stacionin e trenit dhe pas ngjarjes janë marrë nga policia dhe janë dërguar për këshillim.

121477975_401053327582162_7827906117759765391_n.jpg

Lexo edhe:

Nuk ka lajme të lidhura për këtë lajm

Më shumë

spot_img