Tirana
clear sky
28.5 ° C
28.5 °
28.5 °
54 %
1kmh
0 %
Mër
28 °
Enj
41 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
43 °
E mërkurë, 28 Korrik, 2021

TRAGJIKE, Covid-19 i merr jetën një 21-vjeçareje dhe 41-vjeçares shtatzënë në Kosovë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Koronavirusi u ka marrë jetën një 21-vjeçareje dhe një 41-vjeçareje në Kosovë.

Sipas informacioneve për mediat kosovare, 21-vjeçarja përveç se ishte e prekur me COVID-19 kishte dhe probleme të tjera shoqëruese.

Ndërsa, 41-vjeçarja ishte shtatzënë dhe kishte edhe sëmundje të tjera shoqëruese.

“Zyra për informim e QKUK-së,  ju konfirmon se bazuar në njoftimin nga Njësia e Mjekimit Intensiv Qendror- COVID, sot në orët e mëngjesit janë raportuar dy vdekje të pacienteve të konfirmuar me COVID-19. Një paciente e lindur  në vitin 2000,  e cila përveç se ishte e prekur nga COVID-19, kishte edhe probleme të tjera shoqëruese shëndetësore. Përkundër kujdesit maksimal nga  ekipi kujdestar, ajo nuk ka arritur të mbijetonte. Po ashtu,  rreth orës 06:35 një grua  shtatzënë,  e lindur  me 1980, e konfirmuar si COVID-19,  ka ndërruar jetë pas trajtimit disa ditor në këtë njësi. Po ashtu, kishte sëmundje të tjera shoqëruese”, ka thënë  zëdhënësja e QKUK-së, Mirlinda Qyqalla.

Më shumë

spot_img
spot_img