Hapësire reklamuese

Aktualitet

Tragjike/ Bie nga ura e Shkopetit një grua dhe ndërron jetë

Shkruar nga Newsbomb
Tragjike/ Bie nga ura e Shkopetit një grua dhe ndërron jetë

Një 86 vjeçare ka humbur jetën pasi ka rënë nga ura e Shkopetit. Burime për mediat bëjnë me dije, se e ndjera ka qenë me paterica, dhe është rrëzuar teksa po kalonte urën.

"Mesditën e sotme, në ujërat e lumit Mat, është gjetur trupi i pajetë i shtetases D. Gj., 86 vjeçe, banuese në Shkopet, e cila dyshohet se ka rënë aksidentalisht në ujë, ndërkohë që po kalonte urën në fshatin Shkopet, " njoftoi policia.

Sakaq, grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese