Tirana
broken clouds
8.5 ° C
8.5 °
8.5 °
87 %
2.6kmh
75 %
Mar
9 °
Mër
10 °
Enj
14 °
Pre
15 °
Sht
10 °
E martë, 30 Nëntor, 2021
spot_img

TRAGJIKE/ Bie nga skelat, vdes në vend 28-vjeçari në Krujë, në pranga pronari i shtëpisë

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

f127c9cc7d55b5598f2cf529b2f625be

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur ditën e djeshme në Krujë, ku një 28-vjeçarë ka ndërruar jetë.

Bëhet me dije se shtetasi E. G., 28 vjeç, po punonte në një ndërtim pa leje në pronësi të shtetasit L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator shtetasin R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela dhe ka ndërruar jetë.

Sakaq, policia ka arrestuar pronarin e shtëpisë ku punonte 28-vjeçari, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, si dhe ka shpallur në kërkim shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Krujë arrestuan në flagrancë shtetasin: L. K., 46 vjeç, banues në Krastë, Krujë, i dënuar më parë për veprën penale “Ndërtim pa leje”, si dhe kanë shpallur në kërkim shtetasin R. H., 39 vjeç, banues në Kameras, Fushë Krujë.

Procedimi penal në ngarkim të këtyre shtetasve ka filluar pasi më datë 07.09.2020, në Krastë, Fushë Krujë, ndërsa po kryheshin punime ndërtimi pa leje në banesën e shtetasit L. K., nga një firmë ndërtimi me administrator shtetasin R. H., aksidentalisht është rrëzuar nga skela punëtori shtetasi E. G., 28 vjeç, banues në Krujë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë,” njofton policia.

spot_imgspot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img