Një ngjarje tragjike ka ndodhur ditën e djeshme në Shkodër ku një 80-vjeçare me inicialet F.D ka rënë nga ballkoni dhe ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Vasil Shanto. Policia bën me dije se e moshuara ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Materialet u referuan në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Shkodër, për ngjarje aksidentale.