Hapësire reklamuese

Bota

Tragjike, aktori ndërron jetë bashkë me dy vajzat e vogla pas rrëzimit të avionit

Shkruar nga Newsbomb
Tragjike, aktori ndërron jetë bashkë me dy vajzat e vogla pas

Aktori amerikan Christian Klepser, 51 vjeç, i njohur me emrin artistik Christian Oliver, ndërroi jetë së bashku me dy vajzat e tij të vogla 10 dhe 12 vjeç pasi avioni i vogël me të cilin po fluturonin u zhyt në oqean. Bashkë me ta ndërroi jetë edhe Robert Sachs, piloti i avionit. Ngjarja tragjike ka ndodhur pranë një ishulli të vogël në Karaibe.

Gjatë karrierës së tij, Christian Oliver ka luajtur në filmat Speed ​​Racer dhe Valkyrie, ndërsa kishte edhe një pjesë të vogël në filmin e fundit Indiana Jones.

Shkaqet e rënies së avionit të vogël janë ende të paqarta, ndërsa pranë tij menjëherë shkuan peshkatarët që ishin në zonë, por pa mundur t’u vijnë në ndihmë.

Autoritetet amerikane raportuan se piloti komunikoi me kullën menjëherë pas ngritjes nga aeroporti duke thënë se kishte probleme në avion, por pa i specifikuar ato, ndërsa më pas avioni u zhyt në ujë, duke i marrë jetën 4 personave.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese